Aristea Kola
Moderatorja Viola Spiro na rrëfen me shumë kënaqësi dhe sinqeritet disa nga sekretet e bukurisë së rutinës së saj të përditshme. Ajo preferon të zgjohet herët dhe sa më energjike për ditën që e pret, por pa harruar edhe disa truke të vogla që të shkëlqejë e të jetë në formë të mirë. Adhuruesja e pizza-ve merret rregullisht me palestër, vishet sport dhe nuk e tepron kurrë me alkoolin. Preferon të trajtojë kryesisht flokët dhe fytyrën dhe përpara një eventi të rëndësishëm bën gjithmonë një dush akull të ftohtë për t’u qetësuar. Viola thotë për Bordo.al se kur sheh veten përpara pasqyrës ndihet vërtetë një vajzë me fat! Për t’u njohur me disa nga sekretet e një bukurie si ajo e Violës ju ftojmë të lexoni intervistën në vijim:
Cila është gjëja e parë që mendoni kur zgjoheni në mëngjes?
Zgjohem gjithmonë energjike, dhe dua te kem një ditë sa më aktive.
Cili është mëngjesi juaj i preferuar?
Preferoj të zgjohem herët, të ha një mëngjes të lehtë dhe të dal pa tualet.
Cila është rutina ditore e bukurisë tuaj?
Rutina ime ditore përfshin pastrimin e fytyrës në mengjes dhe në darkë, një krem dite me faktor mbrojtës spf 50 dhe në darkë pak masazh me kremrat e natës.
Në ç’mënyrë përkujdeseni për flokët tuaj?
Përdor gjithmonë shampo me përmbajtje bimore dhe mundohem të mos përdor shumë nxehtësinë mbi flokë. Aplikoj dhe disa vajra të ndryshëm.
Cilat janë produktet që nuk mungojnë kurrë në çantën tuaj?
Në çantën time të dorës nuk mungon asnjëherë një balm buzësh ndërsa në atë të udhëtimit s’kam më vend bosh, është plot me produkte.
Si relaksoheni përpara një takimi apo një ngjarje të rëndësishme. Çfarë bëni?
Përpiqem që të fle herët në darkë, ndoshta kam bërë dhe një maskë e pastaj një dush të ftohtë para se të bëhem gati për takimin ose eventin që kam.
Si e mbani trupin në formë?
Nuk konsumoj fare lëngje me gas apo me përmbajtje sheqeri. Nuk i ha shumë ëmbëlsirat dhe nuk e teproj me alkoolin. Nuk frenohem shumë nga ushqimi, shkoj edhe në palestër 3-4 herë në javë, përveç stinës së verës.
Ndjek ndonjë klasë sporti?
Unë jam marrë gjithmonë me sport. Më parë kam luajtur basketboll, ndërsa tani alternoj palestrën me peshat, bashkë me klasat e circuit, trx(ushtrime me litar) dhe notit.
Cilat janë ushqimet që u jepni proritet në dietën tuaj ushqimore?
Proteinat janë ato që konsumoj më shumë. Preferoj peshkun dhe gjoksin e pulës me sallatë. Farat e ndryshme dhe drithërat në mëngjes. Por dhe pizza-t nuk i harroj dot.
Cili është mëkati i ëmbël (përsa i përket ushqimit).
Pizzat, pastat dhe djathërat janë ushqimet të cilave me zor u rezistoj.
Cili është stili i të veshurit në përditshmërinë tuaj?
Në përgjithësi vishem casual ose sport, ose edhe të dyja bashkë.
Nëse shkoni në sallon kozmetik, çfarë trajtimesh bëni zakonisht?
Zgjedh të bëj trajtimet e fytyrës, gjithmonë thonjtë rregullisht si edhe ndonjë ampulë për trajtimin e flokëve.
Çfarë mendoni kur shiheni në pasqyrë?
Mendoj se ndihem me fat!
Pas një dite të lodhshme dhe impenjative, çfarë bëni për t’u relaksuar?
Bëj një dush me ujë akull të ftohtë, më qetëson direkt.
Rutina e fytyrës, para se të shtriheni në shtrat?
Bëj pastrimin e zakonshëm jo shumë të thellë, as me produkte gërryese. Preferoj masazh me kremin e syve dhe vajin hidratant.

Një klip i ri në horizont!

Eni Çobani, pjesë e Threedots?


Fundjavë, të gjithë në plazh!



Çfarë mendon Jonida për femrat?


Konkurentja e Gjebreas, sipas Valbonës!




Ledion Liço, ‘The Doors’ për ninullë?

Afër detit, afër Ledrit!




Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?

Evolucioni i stilit të Kamela Islamajt
