Nuk është hera e parë, që të famshmit të përballen me lajme të cilat jo vetëm që nuk janë të vërteta, por i prekin ata drejpërdrejt, duke cënuar kështu jetën personale, dhe jo vetëm. Edhe pse shpesh deklarojnë se ky fenomen është tejet shqetësues për ta, përballja me falcitetin e lajmit, duket se nuk është zgjidhur ende. Personazhi më i fundit, prekur nga një e pavërtetë, është Albana Osmani, e cila ka lexuar një artikull në xing.al për një lidhje të sajën me një nga ish-banorët e ‘Big Brother’. Duke marrë shkas nga një koment i Anaid Kalotit, ku ky i fundit komplimenton bukurinë e Albanës, portali aludon për një lidhje mes tyre. “…Le të themi se nuk na zë gjumi, po nuk na shqetësoi thashathemnaja e ditëve të sotme!”, ka shkruar ndër të tjera moderatorja, e cila nuk ka nguruar aspak t’i cilësojë të tilla aludime, si ‘lajme idiote’. Duke vijuar më tej: “Shoqëria është pasuri, mos m’i ngatërroni me ‘paҫavuret’ tuaja!”, Albana jo vetëm që hedh poshtë zërat e pavërteta që qarkullojnë nga ky portal, por edhe bën thirrje dhe kritikë të ashpër mbi kujdesin që duhet treguar në raste të ngjashme. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë të moderatores.


Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?

Evolucioni i stilit të Kamela Islamajt


Më mirë bionde apo brune?



Beatrixi kopjon Oltën…?


Një Ferrari si e Devisit!


Kur Toni dhe Sandri bëjnë video selfie…


Bëmë baba të të ngjaj!


Të argëtohesh si Ami

Letër dashurie nga Olta Gixhari?

Dhurata misterioze e Armina Mevlanit!

Fiori Dardha ironizon keq Ermal Mamaqin!
