KreuCelebrity

Elvana e nis me mesazh rrugën për në tregun e huaj

Me siguri që të gjithë pyesin se ku është Elvana Gjata, me çfarë projekti po merret dhe kur do të vijë ajo me një hit të nxehtë veror?

Vetëm pak minuta më parë këngëtarja ka thyer heshtjen duke publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram një video në gjuhën angleze, por me titra shqip duke na përcjellë një mesazh të qartë e të shkurtër. Nën melodinë e një muzike të lehtë, nga malet e Shqipërisë Elvana prazanton veten e saj, duke risjellë në vëmendje origjinën shqiptare.

Në fakt, flitet prej kohësh se këngëtarja e hitit ‘Lejla’ po realizon  disa projekte për të depërtuar fuqishëm në tregun muzikor botëror. Ja mesazhi i saj:

“Për mua… muzika është gjuha universale e njerëzimit… Unë nuk u bëra këngëtare thjesht për të argëtuar…unë doja të komunikoja…Muzika ime është pasqyrimi i asaj që unë jam…pasqyrimi i jetës sime, në të voglën dhe të bukurën Shqipëri.

IDENTITETI është me rëndësi për mua, jo vetëm gjuha, apo skena ku zgjedh të këndoj…

Emri im…është ELVANA”

Suksese Elvana!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF