KreuCelebrity

Big Basta e kap të birin mat!

Ata janë një ndër çiftet më të dashura të shoubiznesit shqiptarë. Pak ditë më parë, festuan ditëlindjen e dytë të të birit, ku nuk munguan fjalët prekëse të Big Basta-s, kushtuar Liamit. Së bashku me mami Vesën, të tre shihen shpesh teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin, duke i shtuar një dozë ëmbëlsie portretit të tyre familjar. E tillë ka qenë dhe kjo e dielë, e cila e ka gjetur çiftin duke drekuar jashtë shtëpisë, me të voglin e tyre. Big Basta ka postuar një selfie, ku çdo gjë duket krejt normale, deri sa e sheh foton për së dyti! Liami shihet teksa përpiqet të marrë diçka nga çanta e Vesës. “Reagimi i Liam që s’do të bjerë në sy që po i merr mamit celularin nga çanta është epik”, ka shkruar Big Basta. Kjo mund të jetë një nga fotot më ‘funny’ të postuara në Instagramin e këngëtarit, pasi reagimi në fytyrën e vogëlushit është vërtetë një çast shumë gazmor i kapur në një moment të vetëm. Klikoni në galeri për foton e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF