KreuCelebrity

Një falenderim për Vera Grabockën, nga Emina Cunmulaj!

Ajo është duke e shijuar në maksimum, jetën si mama dhe bashkëshorte. Shpërngulur me banim jashtë vendit, së bashku me familjen e re, Emina Cunmulaj i ka munguar për ca kohë publikut si modele, por nuk mund të themi se shohim pak nga aktiviteti i saj në rrjetet sociale. E sotshmja ka qenë një ditë e veçantë për Eminën, edhe pse gëzimin e ka shijuar nga larg. Vëllai i saj më i vogël, Bekim Cunmulaj, ka patur cerenominë e diplomimit, e këtë modelja e ka ndarë me krenari me fansat, nëpërmjet Instagramit. Një e pranishme speciale, ka qenë regjisorja Vera Grabocka, e cila shihet në një foto, krahë për krahë Bekimit.  E kjo nuk ka kaluar pa një falenderim nga Emina, e cila shkruan: “Faleminderit Vera Grabocka, për gjithë dashurinë që tregon ndaj meje dhe familjes time”. Ky nuk ishte i vetmi postim i modeles, e cila nuk ka rreshtur së shprehuri lumturinë ndaj kësaj dite të veçantë për të. Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF