KreuCelebrity

Rihanna shtatzënë?

Disa foto të këngëtares seksi nga Barbados po bëjnë xhiron e rrjetit pasi dyshohet për një shtatzëni të mundshme të Rihannës. Edhe pse ajo nuk ka bërë publike ndonjë lidhje kohët e fundit, nëpër internet po qarkullojnë thashethemet se këngëtarja seksi është shtatzënë. Dyshimet kanë lindur, pasi kohët e fundit ajo ka shtuar shumë në peshë dhe vazhdimisht mban veshje të gjera, dhe kurrë më parë trupi i saj nuk ka qenë kaq i mbushur. Megjithatë nuk ka asnjë reagim nga ana e këngëtares, kështu që për momentin çdo gjë mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF