Kjo e shtunë është thënë që do të jetë plot me surpriza në spektaklin e radhës të Big Brother, duke bërë që pritshmëritë e publikut të jenë tëpër të mëdha, ndaj produksioni bën mirë që të na surprizojë me të vërtetë. Por cilët janë dy emrat që do të ulen sonte në poltronin e të opinionistëve? Sipas Blitz, çifti Armand Peza dhe Marçela Lati do të jenë ata që do të komentojnë lojën e banorëve brenda shtëpisë, si dhe me siguri do të japin edhe disa këshilla për të funksionuar sa më mirë jetesa në çift, brenda mureve të shtëpisë. Për Armandin kjo nuk është eksperienca e parë në këtë rol, pasi në Big Brother Albania 7, ai ka qenë opinionisti i show-t të famshëm gjatë gjithë edicionit të tij.



Celebrity
I keni parë këto personazhe pa makeup?



Celebrity
Të shijosh Kanën si…Jona Spahiu!











Celebrity
Ja për çfarë krenohet Olta!


