Stilistja 73-vjeçare ka pësuar mbrëmë një atak kardiak të menjëherëshm i cili i ka shkaktuar edhe dëmtim të trurit deri në vdekjen e parakohshme të saj. Është ky konstatimi që kanë bërë mjekët e spitalit Sant’Andrea në Romë.
Laura Biagiotti ka lindur në Romë në 4 Gusht 1943, është cilësuar nga New York Times si ‘Mbretëresha e Kashmirit’ ka qenë një nga të vetmet stiliste italiane që pushtuan tregun ndërkombëtar me markat ‘Made in Italy’ dhe e para italiane e cila prezantoi koleksionin e vet të veshjeve në Kinë në vitin 1988-të. Sërish e para që çoi modën e vet në Kremlin të Rusisë në vitin 1995.
Laura Biagiotti ishte bijë arti dhe pasardhëse e një atelieje mode romane, e ëma kishte klientelën më të mirë të kryeqytetit. Biagiotti, së bashku me Valentino-n, Missoni-n, Versace-n, Armani-n dhe Ferre-në ishin të parët që ngritën kompanitë të cilat sot bota i ka zili. Së bashku me bashkëshortin e saj Gianni Cigna krijuan ‘Biaggioti Export’ për eksportin e linjës së tyre.
Sot, kashmiri dhe buzëqeshja e saj janë trashëguar nga vajza e saj Lavinia, e ardhmja e kësaj shtëpie mode.

Veshja ‘cool’ e çiftit kryeministror!


Një ditë e veçantë për Eneda Tarifën…








Ditë të ëmbla në familjen Liço







Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë
