Ata i surprizuan të gjithë, kur u paraqitën zyrtarisht si çifti më i ri ndër të famshmit shqiptarë. Nuk na lanë shumë kohë për t’u mësuar me këtë ide, pasi nuk do të vononte dita, kur të mësonim që Sara Hoxha ishte shtatzënë. E nga kjo pikë e mbrapa, çdo gjë rrjedh natyrshëm, krejt e qetë, mbushur plot ëmbëlsi, mesa duket. Ditën e djeshme, Ledioni publikoi në My Story, një foto të bashkëshortes, teksa po gatuante, shoqëruar me shkrimin: “Seç po bën…”. Nga ana tjetër, Sara sot zbukuroi Instagramin, me një postim, ku shihet London-i i vogël, duke u përqafuar gjithë dashuri nga i ati. “Dy bizele në një lëvozhgë” – kështu i ka cilësuar Sara, meshkujt e jetës së saj. Nuk është hera e parë për asnjërin nga personazhet, që nuk ngurojnë të publikojnë më tepër nga jeta e tyre private. Në sytë tanë, kjo shfaqet si një mënyrë për të shprehur dashurinë dhe ngrohtësinë në familjen e tyre. Dhe ne dëshirojmë që kjo frymë mirësie, të mbizotërojë deri në fund. Klikoni në galeri për t’u ëmbëlsuar me fotot më të fundit.







Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë




Ta shijosh jetën, si Afërdita!



Ja si e kujton Sara të atin…




