Aktori britanik, Roger Moore, i cili ka interpretuar James Bond shtatë herë në kinema, vdiq në Zvicër në moshën 89-vjeçare pas një tumori, njoftoi familja e tij në një komunikatë.
“Me zemër të thyer duhet të njoftojmë vdekjen e babait tonë të dashur, Roger Moore, sot në Zvicër pas një lufte kundër kancerit”, shkruajnë fëmijët e aktorit.
“Dashuria që e ka rrethuar ditët e fundit të tij ka qenë aq e madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shkruan vajza e tij Deborah dhe djemtë Geoffrey dhe Christian në një komunikatë.
Roger Moore jetoi për një kohë që gjatë në Gstaad, kanton i Bernës, ku jetonin shumë emra të njohur para se të zhevndosej në kantonin e Valais, në Crans Montana.
Model i xhentëllmenit anglez, Roger Moore u bë i njohur nga seriali televiziv “Le Saint” dhe kryesisht nga James Bond. Ai mishëroi 007 në shtatë filma, nga “Live and Let Die” në 1973 deri tek “A view to a kill” në 1985.

Ja si e kujton Sara të atin…












Kastro ndjen mall për dikë…

Cher, një 71-vjeçare që mahnit!

Brenda festës ‘baby shower’ të Beyonce



Festivali i Kanës nëpërmjet Instagramit

Mbrëmja madhështore Chopard në Kanë
