Jemi mësuar ta shohim prej shumë kohësh në skenë, e megjithatë nuk i ndjejmë vitet aspak, duke qenë se kurimi i imazhit është një ndër qëllimet primare të saj. Jo vetëm në stil, por edhe në mënyrën e të jetuarit, Albërie Hadergjonaj është një nga ato femra shqiptare, që dashur pa dashur, e çon bisedën drejt një pyetje: “Cili është sekreti i rinisë tuaj?” Eh, vështirë të marrësh një përgjigje, edhe pse turbullues është fakti, se kur pozon bashkë me vajzat, nuk është e lehtë të bësh diferencën. U bë disa javë, tashmë, që e shohim si anëtare jurie, në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”. Përpos komenteve të saj, të cilat ndërthuren me shpjegimin profesional, humorin, dhe batutat, Hadergjonaj është për t’u parë edhe në një aspekt tjetër. Gjithmonë mahnit me fustanet, që alternojnë klasin dhe feminitetin, ashtu sikurse duket çdo herë ndryshe, me anë të grimit që zgjedh në një paraqitje apo tjetër. Në galeri do të gjeni fotot nga 11 netë të spektaklit, dhe natyrisht presim komentin tuaj për atë që ju pëlqen më shumë.






Kastro ndjen mall për dikë…

Cher, një 71-vjeçare që mahnit!

Brenda festës ‘baby shower’ të Beyonce



Festivali i Kanës nëpërmjet Instagramit

Mbrëmja madhështore Chopard në Kanë



Zbuloni martesën e Pippa Middleton


Ç’po ndodh me Dafinën?!

Ku e gjen Vesën kjo fundjavë?

Olta në plazh, por jo si e mendoni…
