Na u desh të prisnim pak më gjatë nga ç’e kishim imagjinuar, për intervistën e Zonjës së Parë të vendit, në emisionin “Xing me Ermalin”. Pas një sërë batutash, kryesisht lidhur me politikën, nuk mund të mungonin pyetjet për jetën personale. Pas nxitjes së Mamaqit, për të treguar më shumë mbi relatën, që Monika ka me nënën e saj, një deklaratë e fortë dhe disi e papritur erdhi nga vetë Kryemadhi: “Unë pa Fatimen do isha ose gruaja e Ilirit, që do i hekuroste këmishat dhe rriste fëmijët brenda në shtëpi, ose do përfundoja thjesht e dashura e Lirit…Ndihmesa dhe shtysa që më ka dhënë nëna për përfshirjen në politikë, kanë qenë faktori, që më ka bëre ajo çka jam sot”. Pas këtyre fjalëve të guximshme e shumë kurajoze, Monika i bën thirrje gjithësecilit, që të falenderojnë e ta vlerësojnë figurën e nënës, duke iu drejtuar edhe moderatorit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një tjetër provokim ka ardhur nga Ermali, i cili nuk nguron të pyesi se sa operacione plastike ka bërë Kryemadhi. Përgjigja? “Deri tani, asnjë. Për të ardhmen, s’jam e sigurt”, duke vijuar më tej, se në jetën e saj private ekzistojnë tre femra, të cilat kujdesen për imazhin e saj e pa të cilat, asgjë nuk do të ishte njësoj. Një nga emrat e përmendur ishte dhe ai i Enada At Nikollës, duke e falenderuar për kontributin e madh, që stilistja jep në pamjen e jashtme të Zonjës së Parë.

Ç’po ndodh me Dafinën?!

Ku e gjen Vesën kjo fundjavë?

Olta në plazh, por jo si e mendoni…

Çfarë është e bukura për Arminën?

Seti fotografik super-seksi i Ritës!





Bizhutë më të bukura në Kanë 2017

Më të bukurat e Festivalit të Kanës 2017


Ju kujtohet Arbana dhe Xhemi në Kanë?

Fustanet më sensuale në Kanë 2017

Çfarë nuk blen dot Ledri?

E dini cili është pseudonimi i Ledionit?

Kanë 2017, dita dytë

Ja ditëlindja që do Majlinda Bregu!

