KreuCelebrity

Ku e gjen Vesën kjo fundjavë?

Jo vetëm një këngëtare shumë e dashur për publikun, por së fundmi edhe mama, Vesa Luma mbetet ndër personazhët e preferuar, që nga dalja e parë në “Ethet e të premtes mbrëma”. Së bashku me Big Bastën, formojnë një nga çiftet e më të pëlqyer VIP-a, që mbi të gjitha shfaqen shumë të dashuruar, me një lidhje të kurorëzuar me martesë. Nuk ka kaluar shumë nga publikimi i hitit të ri të Vesës, i cili theu një rekord shikueshmërie, në shumë pak ditë. Mesa duket, këngëtarja i ka munguar fansave, dhe jo vetëm. Ishte e ftuar në emisionin “Oktapod”, të Turjan Hyskaj, teksa dita e parë e fundjavës e gjen artisten larg Tiranës. Në postimet më të fundit në Instagram, shohim se Vesa është larguar nga kryeqyteti drejt Vlorës, për disa ditë relaksi. Në një foto të publikuar, ku shihet një pishinë hoteli, ajo shkruan: “Vlora ka lezet”. Ndoshta, ky është destinacioni i preferuar turistik i saj, përsa i përket Shqipërisë. Nuk e dimë ende, nëse e shoqëron edhe bashkëshorti, por një gjë është e sigurt: Vesa po ia kalon më së miri, mbi të gjjtha nën shoqërinë e menusë tipike të bregdetit të jugut. Klikoni në galeri për më tepër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF