Është në prag koncertesh ndërkombëtare, duke ecur me hapa gjigande në karrierë. Edhe pse në fillim të 20-tave, Dua Lipa favorizohet sa nga talenti, ashtu edhe nga stili, për të bërë emër në industrinë e muzikës. Të gjithë e dimë tashmë, që vendqendrimi i këngëtares është Anglia, pas një largimi para disa vitesh nga Kosova. Në një postim në Instagram, Dua ngre temperaturat, drejtpërdrejt nga një vend jo fort i ngrohtë, siç është Londra. Në foton e publikuar, Lipa shihet teksa pozon para një pasqyre, e kthyer me shpinë. E veshur me bikini, të gjithë mund të dallojnë format e saj seksi, e ajo çka provokon më shumë, është shkrimi që shoqëron postimin: “Ditë shiu në Londër, por unë po ëndërroj pishinat”. Dhe realisht, ajo paraqitje është krejt e përshtatshme për ditë të nxehta! Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Si vishen yjet në udhëtim


Këtë nuk e kemi ditur për Luanën!

Çfarë e ka mërzitur Ledionin?









Era është “në humor” për dikë…

Me kë ka rënë në dashuri Beatrixi?




Romantikët e showbiz-it shqiptar!

