Jemi mësuar t’i shohim të famshmet shqiptare, me paraqitje sa “in”, aq edhe luksoze. Kështu, nëse na tërheqin vëmendjen një palë këpucë të Lori Hoxhës, apo fustan mbrëmje i Armina Mevlanit, për shumicën e publikut, ato mbeten thjesht një “vitrinë” virtuale, në të cilën mund të kundrojmë në kohën e lirë. Përpos cilësisë, modelet janë ato që na pengojnë më së shumti për t’u përpjekur të imitojmë personazhet e ekranit. Kjo, sepse bota e televizionit e pranon ekatravagancën, shkëlqimin, klasin, ndryshe nga jeta e përditshme. Jo çdo ditë mund të vishemi me xixa, dekolte, taka shumë të larta, për shkak të ambientit ku kemi më shumë veprimtari. Me ardhjen e verës, e bukura dhe rehatia duhet të alternohen më së miri, për një dukje sa më stil. Kështu, ne kemi përzgjedhur 10 veshjet e disa prej vajzave më të njohura shqiptare, të cilat mund t’ju inspirojnë gjatë ditëve të nxehta. Klikoni në galeri për të përzgjedhur të preferuarën tuaj.

Romantikët e showbiz-it shqiptar!







Ku e ka kaluar mbrëmjen Majlinda Bregu?







Një ditë e shenjtë për Nora Istrefin!




