KreuCelebrity

Romantikët e showbiz-it shqiptar!

Ndonëse gjinia mashkullore nuk njihet shumë për të shprehur ndjenjat në rreshta, apo përmes fjalës kur bëhet fjalë për të dashurën apo bashkëshorten, duket se të famshmit e showbiz-it shiptar, e hedhin poshtë këtë hipotezë. Djemtë VIP-a jo vetëm që gjejnë fjalët më të ëmbla për të shprehur ndjenjat karshi partnereve të tyre, por disa syresh dinë të thurin dhe vargje (ose i kopjojnë diku). Një përvjetor, ditëlindje, apo qoftë edhe në një ditë të thjeshtë, çunat e njohur shqiptar dinë të prekin zemrat e gjysmës së tyre më të mirë, edhe me anë të asaj që shpesh nuk njihet si armë e fortë e një mashkulli, fjalës. Sepse siç thotë edhe një proverb, ‘para Zotit dhe dashurisë, jemi të gjithë njësoj, meshkuj apo femra qofshim’, nejse se këtë proverbën s’e ka thënë askush, e shpikëm vetë. Ndërkohë ne ju ftojmë të shfletoni galerinë, për të parë fjalët e zemrës të romantikëve të showbiz-it shqiptar, kushtuar partnereve të tyre. Cili është shprehur më bukur, si thoni?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF