Ai është një nga figurat më karizmatike të ekranit, me një energji të pashtershme si moderator dhe batuta origjinale të herë pas hershme. Tashmë, në listën e baballarëve VIP-a, Ledion Liço duket se është në kulmin e karrierës, si një personazh televizioni. Por, dita e Ledionit sot nuk ka nisur aspak bukur. Në opsionin My Story, moderatori ka publikuar lajmin e hidhur, për ndarjen nga jeta të rokerit Chris Cornell. Përpos lajmit të postuar, Liço ka shkruar përsipër: “Kjo më trishtoi jashtëzakonisht shumë”, shoqëruar me disa ikona emojii të mërzitura. Duket, se Ledioni e ka dashur muzikën e Cornell, i cili tronditi publikun me largimin e tij të parakohshëm nga kjo botë. Ndoshta të tjerë personazhe do të shkruajnë më vonë për të, por mesa shihet Ledioni ka qenë një ndër fansat më të mëdhenj të këngëtarit. Shpresojmë që gjithnjë e më pak artistë të përballen me një humbje të tillë, e të na dhurojnë shumë nga kreativiteti i tyre.









Era është “në humor” për dikë…

Me kë ka rënë në dashuri Beatrixi?




Romantikët e showbiz-it shqiptar!





