KreuCelebrity

Ja çfarë mendon Kirsten Dunst mbi humbjen në peshë për rolet

Aktorja Kirsten Dunst, e cila ka luajtur në shumë filma si protagoniste, drejtuar nga regjisorë të mëdhenj, ka marrë pjesë së fundmi, në prodhimin kinematografik “The Beguiled”, me regji të Sophia Coppola-s. Të dyja vajzat janë mikesha shumë të mira, që nga koha e xhirimit të “The Virgin Suicides”. Për rolin më të fundit të Dunst, Coppola i ka kërkuar aktores, që të humbasë disa kile. E dini si është përgjigjur Kirsten? “Harroje. Thjesht, jo”. Në një intervistë të dhënë në televizion, artistja është shprehur, se sapo kalon të 30-tat, të shkuarit në palestër apo zvogëlimi i porcioneve të ushqimit është mëse i vështirë. “Unë ushqehem me sanduiçe ose krahë pule me patate të skuqura, para se të nisin xhirimet, kështu që, i thashë [Sophia-s] që e kam të pamundur”, shprehet Dunst. Epo, le të ngremë një dolli me coca-cola, për guximin e aktores!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF