KreuCelebrity

Era është “në humor” për dikë…

Pas suksesit të “Bon Bon” dhe publikimit të “Redrum”, të gjithë presin të dëgjojnë për projektet e ardhshme të Era Istrefit. Duke qenë se një nga hitet e saj bëri shumë bujë edhe jashtë kufijve, këngëtarja tashmë është në qendër të vëmendjes, qoftë edhe për detajin më të vogël që publikohet. Emri i saj në Instagram është ndër më të klikuarit në rrethin e artistëve shqiptarë, e për këtë çdo foto apo video shihet me shumë interes, sidomos nga fansat. Ditën e sotme, Era ka bërë një postim lidhur me reperin kosovar, Buta, emri i të cilit dallohej në një background rozë, e ku më poshtë shruhej “Pranverë/verë 2017”. Strefie nuk e ka lënë foton pa një koment, poshtë të cilës shkruan: “Mood” (gjendje). Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim, apo ndoshta reperi ka qenë zgjedhja muzikore e Erës në këtë mbasdite. Ato që ranë në sy, ishin komentet e shumta të fansave, të cilët kërkonin t’i shihnin të dy në të njejtin projekt. Epo, kjo mbetet ende për t’u parë në ditët në vijim. Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF