KreuCelebrity

Kur fëmijët e të famshmeve tërheqin vëmendjen

Të qënurit personazh publik ka anët e veta pozitive dhe negative, si çdo gjë tjetër. Një nga shqetësimet e VIP-ave është cënimi i privatësisë, sidomos kur bëhet fjalë për familjen. Edhe pse të famshmit shqiptarë nuk kanë aq presion nga paparacët, ashtu sikurse ndodh me kolegët e tyre në botë, megjithatë ndodh që dhe ata të kenë pakënaqësitë e tyre, lidhur me ndonje artikull apo zbulim të bërë nga gazetarët, të cilët ja u do detyra t’i publikojnë. Për këtë arsye, jo të gjithë personazhet zgjedhin të postojnë foto të fëmijëve të tyre, duke i mbrojtur ata nga syri komentues i publikut. Por, ka dhe nga ato personazhe (dhe këtu më së shumti iu referohemi femrave), të cilët nuk i shqetëson aspak ky fakt dhe nuk ngurojnë të ndajnë me fansat momente të ëmbla, që i kalojnë me të vegjëlit e tyre. Në galeri do të gjeni disa nga emrat më të dashur të ekranit, krahë për krahë me djalin, vajzën apo të dy bashkë, për të na dhënë kështu pak pjesë nga privatësia e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF