Ajo njihet për natyrën pa komplekse dhe mënyrën popullore që shfaq nëpër intervista. Ndaj edhe mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin Wake Up në Top Channel, Monika Kryemadhi ishte totalisht vetvetja dhe e hapur për të folur për çdo çështje që pyetej nga moderatorët. E ndërsa foli për angazhimet politike, marrëdhënien me Ilirin, drejtuesit e emisionit prekën një temë, për të cilën Zonja e Parë është komentuar së fundmi. E pyetur nëse ka ndërhyrje në fytyrën e saj, Mona dha një përgjigje tejet të çlirët duke i futur edhe nota humori. “Unë kam qenë e shëmtuar gjithë jetën dhe i shëmtuari nuk ka çfarë humbet. Kurse një vajzë që ka qenë e bukur në rini, kur plaket njerëzit thone ‘ua sa është shëmtuar’. Të vetmet rregullime që kam bërë janë dhëmbët dhe flokët”, u shpreh Mona. Ndërkohë në ekran u shfaq foto e saj më nënëb, dhe Kryemadhi përfitoi për të thënë ngjashmëria e madhe që ato kanë me njëra-tjetrën, bën të kuptosh që ajo nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër në fytyrën e saj.



Era është “në humor” për dikë…

Me kë ka rënë në dashuri Beatrixi?




Romantikët e showbiz-it shqiptar!







Ku e ka kaluar mbrëmjen Majlinda Bregu?




