Pas një karrierr të suksesshme në Shqipëri si primabalerina në Tv Klan, Klaudia Pepa po ushtron profesionin e saj në shtetin fqinj Itali. Pasi mori pjesë në talentshow-n Amici, ku shkëlqeu ajo u bë menjëherë pjesë e kastit të balerinëve profesionistë të këtij spektakli. E ndërsa karriera e saj si balerinë vijon të shkëlqejë, duke ecur në hapa të sigurtë, duket se Klaudia ‘shkëlqen’ edhe në një tjetër fushë. Teksa i hodhëm një sy instagramit të saj ishte e pamundur të mos, na bënte përshtypje fakti që balerina shqiptare ka një stil tejet interesant në veshje, madje për ata që nuk e njohin profesionin e saj, nëse ajo nuk do të kishtë përshkruar në ‘bio’ të instagramit profesionin e saj, me siguri Klaudia do të ngatërrohej me një bloggere. Pse jo Klaudia ndoshta mund ta ketë një pasion të fshehur faktin e të qenit një bloggere apo fashionista, dhe kjo ide na përforcohet edhe më shumë për faktin që profili i saj në Instagram ka më shumë foto ‘fashion’, sesa foto nga momente të saj të punës si balerinë. Fantastike Klaudia, ne na pëlqen si bloggere, po aq sa edhe si balerinë!




Era është “në humor” për dikë…

Me kë ka rënë në dashuri Beatrixi?




Romantikët e showbiz-it shqiptar!







Ku e ka kaluar mbrëmjen Majlinda Bregu?



