KreuCelebrity

Këtë nuk e kemi ditur për Luanën!

E cilësuar si një nga femrat me seksi në Shqipëri, Luana Vjollca është një nga personazhet më të dëgjuar të momentit. E shohim në emisionin “Pa limit”, teksa prezantohet si një moderatore e zonja, përpos vëmendjes që tërheq me hiret e saj. Kur vjen puna tek Instagrami, sytë kthehen gjithmonë nga ajo, pasi pozat e nxehta që merr në fotot e publikuara, lënë shumë vend për diskutim. Por, ja që Luana surprizon, duke na treguar se jo gjithçka fillon dhe mbaron në përkufizimin e të qënurit seksi. Jo më larg se një orë më parë, bukuroshja e ekranit ka publikuar një video, këtë herë jo nga studiot e Top Channel, por nga Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. Në një përmbledhje të shkurtër, shihet Luana dhe disa çanta të mbushura me dhurata, posaçërisht për të vegjëlit e këtij institucioni. Kështu, prezantuesja shfaq një anë të pazbuluar të karakterit, që flet shumë për natyrën e ëmbël dhe të dashur të saj. Bravo, Luana! Në galeri do të gjeni disa nga momentet e shkëputura nga video.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF