Njihet për rebelizmin në skenë, ashtu sikurse për origjinalitetin që e karakterizon. Me një karrierë të gjatë e të mbushur me suksese, Aurela Gaçe vazhdon të jetë ndër emrat më të kërkuar, kur vjen puna tek koncertet. Ishte (padyshim!) një nga pjesmarrësit VIP-a në koncertin e “Tre Musketierëve”, dhe këtë e kuptuam nga postimet e saj në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, këngëtarja ka vendosur të ndajë një moment, para fillimit të koncertit, ku shihet teksa pozon vetëm. Në foton e ndarë në dy pjesë, shohim Aurelën origjinale dhe kopjen e saj të zgjatur e disi më të holluar me fotoshop. Dhe kjo jo pa arsye, pasi poshtë Aurela jep një mesazh shumë të bukur. Ndër të tjera, ajo shkruan: “Zoti e di pse më bëri 1.60 cm…e jo 2 metra femër…Ai më dha mua diçka që një tjetër s’e ka….Të gjithë jemi unik”. Ky ka qenë një nga postimet më të pëlqyer të Gaçes, e cila është përgëzuar nga fansat për këtë mënyrë të menduari dhe inspirimin që përcjell. Ndryshe nga koleget e saj, Aurela e përdori modifikimin kompjuterik për të na bërë ta duam më shumë veten e atë çka gjithsecili përfaqëson. Bravo, Aurel’! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Ju kujtohet Arbana dhe Xhemi në Kanë?

Fustanet më sensuale në Kanë 2017

Çfarë nuk blen dot Ledri?

E dini cili është pseudonimi i Ledionit?

Kanë 2017, dita dytë

Ja ditëlindja që do Majlinda Bregu!


Nga podiumet në tapetet e kuqe

Lajme të reja nga…Xhensila!

Dua Lipa e ndal shiun në Londër!

Si vishen yjet në udhëtim


Këtë nuk e kemi ditur për Luanën!

Çfarë e ka mërzitur Ledionin?





