KreuCelebrity

Shoqëruesi i Valbona Selimllarit nëpër evente është një djalosh shumë simpatik!

Është cilësuar si më e bukura e miss-eve shqiptare, dhe ende sot pas mëse 26 viteve ajo ende e mban atë kurorë. Valbona Selimllari është tashmë nënë e tre fëmijëve, por pavarësisht se djali më i madh i saj është futur në moshën e adoleshencës, mami Bona është treguar tejet hermetike për të ekspozuar fëmijët e saj, duke mos u shfaqur asnjëherë në publik. Por duket këtë rregull Bobi (siç miqtë e saj e thërrasin), e ka thyer më në fund, të paktën me djalin e madh, i cili është bërë tashmë edhe shoqëruesi simpatik i mami Bonës nëpër evente të ndryshme, duke shuar kështu edhe një kureshtje të publikut për të parë fëmijët e ish-miss-it. Djali i madhi Valbonës duket se është rritur mjaftueshëm, për t’u kthyer në kavalierin e mamit, pasi ata janë fotografuar në një event në Tiranë. Djali i madh i Valbonës, ka një ngjashmëri të madhe me mamin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF