Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi i Billboards Music Awards, i cili solli në qendër të vëmendjes, si çdo vit, emrat më të njohur të botës së muzikës. Si jo rrallë herë, mbrëmja linte shumë vend për komente. Drake theu rekordin e Adele, me çmimet e fituara, ashtu sikurse deklaroi, se dashuria e jetës së tij, ndodhej pikërisht në atë sallë, duke iu referuar kështu Nicki Minaj. Performanca e 71 vjeçares Cher, i mahniti të gjithë, ndërsa Celine Dion përloti sallën me zërin e saj brilant. Por, ajo pas të cilës rendën të gjithë fillimisht, ishte veshja. Nuk është e nevojshme ta themi, se u listuan personazhet e veshur më mirë e më keq. Çfarë ra në sy ishte fustani i Nicki Minaj, i cili ishte pak a shumë i njejtë me atë të Jennifer Lopez, 3 vite më parë, në MTV Music Awards. Dhe e dini çfarë? Nuk bëhet fjalë për dy stilistë të ndryshëm, pasi Minaj ka shkuar tek po ai, të cilit J-Lo i besoi në 2014. Interesante, apo jo? Në galeri do të gjeni fotot e personazheve. Cilës i shkon më shumë?



Kastro ndjen mall për dikë…

Cher, një 71-vjeçare që mahnit!

Brenda festës ‘baby shower’ të Beyonce



Festivali i Kanës nëpërmjet Instagramit

Mbrëmja madhështore Chopard në Kanë



Zbuloni martesën e Pippa Middleton


Ç’po ndodh me Dafinën?!

Ku e gjen Vesën kjo fundjavë?

Olta në plazh, por jo si e mendoni…

Çfarë është e bukura për Arminën?

Seti fotografik super-seksi i Ritës!

