KreuCelebrity

5 klipet shqiptare, me një lokacion të vetëm

Një nga mënyrat më të shpeshta të prezantimit të këngës sot, është videoklipi. Edhe pse i ardhur si risi pas viteve ’70, ai mbetet një nga zgjedhjet më të preferuara të artistëve, kur vjen puna tek hitet. Vitet e fundit, klipet kanë filluar të trajtohen më shumë, si filma me metrazhe të shkurtër, duke i dhënë një rëndësi të veçantë, më tepër asaj që shikohet, sesa vetë muzikës. Një cilësi e tillë, kërkon domosdoshmërisht angazhim në numrin e skenave, pjesmarrësve në klip e shumëçka tjetër. Por, ka dhe nga ata këngëtarë, që nuk e kanë problem të përqendrohen në një lokacion të vetëm, për regjistrimin e klipit. Kujtojmë “Nuk janë më”, të Elvana Gjatës, e xhiruar në një makinë, brenda një studioje, nga fillimi deri në fund. Po bashkëpunimi i Flori Mumajesit me Argjentina Ramosaj, ku të dy shihen duke kënduar përpara një mikrofoni, ju kujtohet? Një shembull i mirë për t’u marrë është edhe ai i Shpat Dedës, me klipin e këngës “Ëndërroj”, ku paraqitet vetëm këngëtari me një kitare dhe në sfond (duke përdorur dubël-ekspozicionin) dallohet një vajzë, teksa ecën në rrugët e qytetit. E së fundmi, ajo që bëri më shumë bujë: “Bon Bon” e Era Istrefit. Janë të gjitha këto klipe, që kanë provuar se thjeshtësia prodhon bukuri dhe cilësi. Po ju, a mund të kujtoni të tjera video muzikore të ngjashme me të lartpërmendurat? Në galeri do të gjeni disa foto të shkëputura nga pesë klipet përkatëse.