KreuCelebrity

Kastro ndjen mall për dikë…

Njihet si një nga artistët më rebelë në Shqipëri, me një mënyrë krejt të veçantë të të menduari e gjithmonë ndryshe, kur vjen puna tek të shprehurit e vetes. Sapo dëgjojmë emrin e tij, mendja na shkon ndër të tjera tek batutat e shumta, që ka përdorur kryesisht gjatë emisioneve apo intervistave në televizion, dhe jo vetëm. Dy ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 33-të, duke ndarë me fansat në Instagram, momentin më kulmor të festimit të këtij eventi: fikjen e qirinjve. Sot, pas një postimi në My Story, ku shihet me kokën tullace (nuk dihet nëse ka lidhje me ndonjë personazh apo realisht ka vendosur t’i “heqë qafe” flokët), Kastro duket se i ka munguar diçka. Në një foto të shkëputur gjatë një xhirimi, Klevis Bega ka shkruajtur: “Ehh…rinia”, duke e shoqëruar me një ikonë emojii të trishtuar. Këngëtari shfaqet aty me flokë të gjatë, që realisht të drejtojnë në një periudhë të disa viteve më parë, kur Zizo paraqitej me atë pamje për publikun. Mesa duket, Kastros i mungon vetja para të 30-tave, edhe pse duket më në formë se kurrë. Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF