KreuCelebrity

Ja si e kujton Sara të atin…

Thonë se vajzat janë shumë të lidhura me baballarët, e kjo është vërtetuar disa herë. Më 23 maj 2008, një nga personazhet më të njohur shqiptarë, Dritan Hoxha, u nda nga jeta pas një aksidenti automobilistik. Që nga ajo ditë, janë të shumtë ata që e kujtojnë dhe nuk ngurojnë të shkruajnë dy fjalë, për themeluesin e “Top Channel”. Por, një nga vajzat e tij, Sara Hoxha, ka vendosur t’i shmangë shkrimet, duke publikuar kështu një video rreth 4 sekonda të të atit. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në imazhet televizive, me kostume zyrtare e krejt serioz, në këtë xhirim, Tani paraqitet krejt ndryshe. Veshur thjesht, duke shijuar (mesa duket) disa momente me familjen e tij, ai shihet teksa bën mimika me personin pas kamerës. Nuk dihet a ka qenë Sara duke xhiruar, por diçka është e sigurt: ky është një ndër kujtimet më të ëmbla të Dritan Hoxhës. Nuk ka munguar as një koment nga Besa Kokëdhima, e cila është shprehur: “Burrë i shquar, mendje e shquar”, duke u përfshirë kështu, në një nga VIP-at të cilët e ndjejnë ende mungesën e Tanit. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF