Jake Gyllenhaal deklaroi edhe një herë mbështetjen e tij me kauzën femërore, gjatë edicionit të 70-të të Festivalit të Kanës. Aktori amerikan ishte i pranishëm në një konference për shtyp për të folur për filmin e tij të ri “Okja” të Bong Joon-ho, në prani të Tilda Swinton dhe Lily Collins. Ai e përdori këtë rast për të kujtuar para gjithë gazetarëve admirimin e tij për homologet femra.
“Besoj absolutisht në superioritetin e femrave. Dhe të gjithë personat me të cilët punojë duhet ta besojnë këtë, përndryshe nuk do të qëndroj me ta”, është shprehur Gyllenhaal.
Aktori 36-vjeçar ka falenderuar kryesisht mamanë dhe motrën e tij që i hapën sytë mbi pabarazinë mashkull-femër në universin e Hollywood.
“Motra dhe mamaja ime flasin shpesh për këtë çështje. Motra ime shpesh herë është më e drejtpërdrejtë kur tregon për seksizmin në këtë mjedis”, shtoi Gyllenhaal.
Nga ana tjetër, aktroi përmend edhe faktin se nuk ka mjaftueshëm vëmendje drejt femrave kineaste. Për këtë arsye ai krijoi para dy vitesh kompaninë producente “Nine Stories Productions”.
“Një prej qëllimeve tona më të mëdha është që të kujdesemi që regjizoret dhe historitë mbi femrat të jenë të barabarta me ato të meshkujve”, theksoi ai.











Kastro ndjen mall për dikë…

Cher, një 71-vjeçare që mahnit!

Brenda festës ‘baby shower’ të Beyonce



Festivali i Kanës nëpërmjet Instagramit

Mbrëmja madhështore Chopard në Kanë


