Një ditë pas atentatit në Mançester, ku bilanci i të vdekurve ka arritur në 22 persona dhe 50 të plagosur, Salma Hayek është shprehur e tronditur. Gjatë një interviste në “Women In Montion”, të organizuar nga Kering në kuadër të Festivalit të Kanës, aktorja deklaroi se nuk e kishte zënë dot gjumi natën. Me lotë në sy, ajo tregon se vajza e saj, Valentina, 9 vjeç, është fanse e këngëtares Ariana Grande, një yll për adoleshentët, që sapo kishte mbyllur koncertin e saj në “Manchester Arena” kur ndodhi shpërthimi.
“Nëse ky koncert do të ishte zhvilluar në Londër, vajza ime do të kishte vajtur ta shikonte. Ndonëse unë jam këtu në Kanë, ajo do të kishte vjatur me çdo kusht”, deklaroi Salma Hayek. Sipas informacioneve të policisë britanike, fëmijë dhe adoleshentë ishin pjesë e viktimave, madje viktima më e re në moshë ishte një vajzë 8-vjeçare.
“Jam e tmerruar, nuk e di se çfarë do i them vajzës. Si nënë ndihem e shkatërruar”, u shpreh ajo shumë e prekur.


Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë




Ta shijosh jetën, si Afërdita!



Ja si e kujton Sara të atin…









