“Venus” është kënga më e re e strugianes Venera Lumani, e cila duket se do të pushtojë verën, pasi menjëherë ajo ka nisur punën për klipin e rradhës. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë ishte i dashuri i saj, Lind Islami, i cili prezantoi këngën e tij “Blla, Blla. Duket se këtë herë çifti simpatik do të jetë një nga më të lakuarit e verës. Në një prononcim për bordo.al për këngën e re Venera tregon se “Dëshiroja të vija me një material tjetër për publikun shqiptar. Kështu, m’u prezantua demoja e këngës “Venus”! Më pëlqeu menjëherë dhe vendosa të vazhdoja bashkëpunimin për këtë projekt në ‘Eran Pro Studio’. Dhe në fakt ka bërë mirë, pasi kënga ‘Venus’ përveç ritmeve pop është shoqëruar edhe me një klip të ri e të freskët, si vetë imazhi i këngëtares. Sa ju përket skenave Venera rrëfen se “Ka pasur mes tyre edhe të vështira, veçanërisht ato në dush dhe pishinë, ku kam pasur shumë ftohtë”.
Pas lançimit të këtij klipi Venera ka filluar menjëherë të mendojë për projektin muzikor të radhës, punimet për hit-in veror të radhës kanë filluar, po në të njëjtën studio muzikore. ‘Edhe kjo këngë do të prezantohet shumë shpejt’- na thotë këngëtarja.

Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë




Ta shijosh jetën, si Afërdita!



Ja si e kujton Sara të atin…










