Nuk është intervista e parë e saj, por duke qenë se është ende një emër i ri në botën e shoubiznesit, çdo informacion për të ngjall kureshtjen për ta dëgjuar apo lexuar. Intervista më e fundit e Bebe Rexhës është dhënë për ‘Galore Magazine’, ku personazhe, si: Lana Del Ray, Penelope Cruze etj., nuk e kanë refuzuar ftesën për të qenë pjesë e saj. Rexha zbulon pak nga mënyra se si e nisi karrierën muzikore, e për rebelizmin ndaj frazës “të të treguarit feminitet”. Ajo shprehet se kurrë nuk mund ta konceptojë diçka të tillë dhe si parim kryesor do të ketë gjithmonë, të qënurit origjinale. Pyetur se pse i kishte lyer flokët bjonde, këngëtarja përgjigjet: “…e zeza më falte shumë siguri, kështu që vendosa të rrezikoj paksa. Pastaj vendosa t’i lyejë [flokët] të verdhë e t’i jepja një tjetër pamje vetes”. Ndër të tjera, nga intervista mësojmë se kafsha e preferuar e artistes është qeni, e nëse do të kishte mundësi të ishte e tillë, do të dëshironte, që ‘padrone’ të kishte Ariana Granden. Arsyeja? Sepse ajo do t’i këndonte gjithë kohës. Shoqëruar me një set shumë interesant forografik, të cilin do ta gjeni në galeri, Bebe Rexha zbulon pak më shumë nga vetja, në këtë intervistë mjaft origjinale.

Rita Ora, nga Amerika në Kanë




Ta shijosh jetën, si Afërdita!



Ja si e kujton Sara të atin…











