KreuCelebrity

Çfarë vendosi të bëjë Dua Lipa, pas tragjedisë në Manchester!

E mbrëmshmja ishte një nga ato netë, që nuk pritej. Askush nuk e mendoi, se një koncert i tillë do të përfundonte duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm. E teksa bota vlon për atë rrezik, që po i kanoset së fundmi, nuk mbetet gjë tjetër (ose të paktën kështu duam të besojmë), veçse të shprehim keqardhjen dhe mbështetjen që shkon nga larg, për familjet e viktimave. Kanë qenë të shumtë personazhët që kanë reaguar, sidomos këngëtarët, duke qenë se tragjedia ndodhi në një nga koncertet e koleges së tyre, Ariana Grande. Një postim i ardhur nga Dua Lipa në Instagram, na bën të ditur se artistja e ka shtyrë publikimin e këngës së saj më të re, për hir të asaj që tronditi Britaninë, mbrëmjen e djeshme. Nuk kanë munguar as dy fjalë ngushëllimi nga Dua, e cila ndër të tjera shprehet: “…zemërthyer dhe e tmerruar. Lajme të tmerrshme, për t’i dëgjuar sapo hap sytë. Ju lutem, qendroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin në një kohë si kjo”. Ka qenë ky një gjest solidarizimi me situatën, nga ana e këngëtares, e cila nuk dihet se kur do ta publikojë hitin e ri. Klikoni në galeri për të parë shkrimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF