Është një nga modelet më të njohura shqiptare, e njohur për bukurinë e saj dhe stilin që shfaq kurdoherë. Komentuar sa për lidhjet dashurore, aq edhe për ekspozimin me të famshëm (si Leonardo Dicaprio), Afërdita Dreshaj mbetet një nga emrat më të klikuar, mes personazheve të vendit tonë. Zhvendosur në Amerikë, prej një kohe të gjatë tashmë, modelja duket se po e shijon jetën në maksimum! Kemi parë, se pushimet pranë detit i kalon edhe në dimër, duke na dhënë kështu përshtypjen e një mënyre jetese luksoze, mbushur plot me argëtim. Shfaqet shpesh krahë një mashkulli, për të cilin mund ta themi me siguri, se është shoku i saj i zemrës, e fotot e të dyve bashkë nuk mungojnë, ku shihen duke kaluar kohën më të mirë të mundshme, sa në një vend, në tjetrin. Duket se, mikeshë e ngushtë e bukuroshes është Xhesika Berberi, e cila gjendet më shumë se një herë, mes postimeve në Instagramin e Afërditës. Ka, ndoshta, profilin më tërheqës nga VIP-at shqiptarë, e për të gjykuar dhe ju vetë lidhur me këtë, në galeri ju sjellim disa nga fotot më të bukura të modeles…Mos u habisni!



Ja si e kujton Sara të atin…












Kastro ndjen mall për dikë…

Cher, një 71-vjeçare që mahnit!

Brenda festës ‘baby shower’ të Beyonce


