KreuCelebrity

Kush e uroi Angela Martinin për ditëlindje?

Festoi ditëlindjen e 31-të, edhe pse ndoshta nuk kishim menduar shumë për moshën e saj, pasi format perfekte nuk të lënë të përqendrohesh në tjetër vend, përpos bukurisë që e karakterizon. Fillimisht, na la pa mend me një postim në Instagram, ku mund të shihnim Anxhelën, në një dhomë të mbushur me tullumbace, lule, tortë e kekë të vegjël, posaçërisht për këtë ditë të veçantë. Modelja e shoqëronte këtë foto, me një shkrim të tillë: “U zgjova kështu…një mëngjes ditëlindje”, duke na kujtuar nëpërmjet një ikone emojii, se shenja e saj e horoskopit, është binjakët (mesa duket, modelja i kushton rëndësi astrologjisë). Por, si për këdo tjetër, edhe për Martinin, kjo ditë nuk kishte si të kalonte, pa urimin e miqve të saj. Në komente, u dalluan dy emra të të famshmeve shqiptare: Xhesika Berberi dhe Dafina Zeqiri, të cilat morën pak nga koha e tyre, për t’i shkruar disa fjalë të përzemërta në anglisht bukuroshes shkodrane. Megjithatë, një dedikim special erdhi nga fotografi i njohur Fadil Berisha, i cili publikoi një foto të Anxhelës në llogarinë e tij në Instagram, ku ndër të tjera shprehej: “Gëzuar ditëlindjen, femra më seksi mbi tokë. Shumë dashuri, për ty mikja ime…shumë e shumë [ditëlindje] të tjera”. Nuk ka mumguar as një koment nga Martini, e cila shprehu dashurinë që kishte për fotografin. Bashkëpunimet mes tyre kanë qenë të shumta, dhe ky reagim pritej nga të dy personazhet. Klikoni në galeri për të parë më shumë.