Nuk mund të ishte më e ëmbël se kaq kjo mesditë për Ledion Liçon. Teksa fundajvën e e kaluar mbylli me sukses finale e ‘The Voice”, moderatori ka gjithë kohën tashmë, për të shijuar momentet e magjishme me të voglin London Noor. Ledioni, Sara apo edhe teze Lori herë pas here ndajnë me publikun ndonjë foto të më të voglit të familjes, portretin e tij ende nuk kemi mundur ta shohim të plotë. Por, mesa duket mami Sara është treguar paska bujare sot teksa ka postuar një foto të Ledionit me të birin, nga ku mund të dallojmë edhe ndonjë tipar të vogëlushit. Dora e vogël në qafën e babi Ledionit, mjafton për të imagjinuar përjetimin e ëmbël që ndjen moderatori në këto çaste. Ndaj ju ftojmë edhe juve të shijoni këtë foto që për hir të së vërtetës, flet vetë dhe çdo koment rreth saj do të ishte i tepërt.




Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë




Ta shijosh jetën, si Afërdita!



Ja si e kujton Sara të atin…







