Një nga këngëtarët më seksi në Shqipëri, Ledri Vula, ka qenë i ftuari i Rudina Magjistarit pasditen e sotme. Duke qenë se, veçanërisht femrat janë adhurueset e tij, çdo informacion mbi jetën personale të Ledrit nuk është asnjëherë i tepërt. Djaloshi 30 vjeçar ka zbuluar një nga pasionet më të mëdha që ka: basketbollin. Eh, kjo dallohet edhe nga format e tij fizike. Ka pranuar (edhe pse tashmë e dimë), se ka një femër në jetën e tij, që i ka rrëmbyer zemrën, por pa dëshiruar të prononcohet më tepër për të. Ndoshta, nuk e keni ditur, por reperi ka mbaruar studimet për regji, duke ndjekur pak a shumë gjurmët e të atit. Duke qenë se, në një nga pjesët e emisionit, për shumicën e personazheve, shfaqet një video përshëndetëse, për Ledrin ishin përzgjedhur vetë prindërit e tij, Agron dhe Xheraldina Vula (të dy të angazhuar në televizion), për të thënë dy fjalë. Babai i këngëtarit kishte një porosi të veçantë për të birin, duke ia vënë në dukje publikisht, se më e mira është që Ledri t’i kthejë sytë nga bota e filmit, duke vënë në zbatim njohuritë e asaj për çka është shkolluar. Ky i fundit është justifikuar me angazhimet e shumta dhe projektet e ndryshme muzikore, të cilat nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse i kanë sjellë shumë sukses e fansa. Po ju, do dëshironit të shihni një film nga Ledri? Në galeri do të gjeni disa foto të reperit, nga emisioni i sotëm.






Ditë të ëmbla në familjen Liço







Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë




Ta shijosh jetën, si Afërdita!

