Donald dhe Melania Trump kanë vizituar së fundmi Vatikanin, e natyrisht takimi mes palës amerikane dhe Papa Françeskut, nuk mund të mos mungonte. Duke qenë se, deri më tani është komentuar vetëm për veshjen e mënyrën e të sjellurit me të shoqin, Zonja e Parë e SHBA-ve është prezantuar në Itali, me një fustan krejt të zi, dhe një vello të po së njejtës ngjyrë në kokë. Kjo ka surprizuar paksa, dhe kanë qenë të shumtë ata, të cilët kanë shtruar këtë pyetje: “Mos ndoshta Melania ka menduar se po shkon në funeral?” Ndoshta nuk e keni ditur, por emri që qendron pas kësaj veshje është ai i Stefano Gabbana-s, i cili u kritikua në mënyrë të menjëhershme, për bashkëpunimin e tij me këtë figurë. Shumë prej fansave në Instagram, kanë komentuar se nuk do ta ndiqnin më faqen e tij. Por, Gabbana ka publikuar një foto të profilit të tij dje dhe sot, ku shihet qartaz numri i njejtë i ndjekësve. “Sa çudi! Mbrëmë në orën 11 kishim 13.7 MLN followers, sot në orën 12 të drekës kemi po prapë 13.7 MLN, pas gjithë atyre kërcënimeve “unfollow you” që morëm”. Shoqëruar me ikonat emojii duke qeshur, stilisti duket se nuk do t’ia dijë për atë çka kanë shprehur si mospëlqim fansat. Në mbështetje të plotë të Melania-s, Stefano ka mbushur profilet në rrjetet sociale me fotot në Itali të zonjës Trump. Nuk e dimë se sa do të penalizohet realisht Gabbana nga pëlqyesit, por një gjë është e sigurt: D&G vazhdon të mbetet nga firmat më të kërkuara. Klikoni në galeri për të parë ‘luftën’ mes stilistit dhe ndjekësve.

Ditë të ëmbla në familjen Liço







Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë




Ta shijosh jetën, si Afërdita!



Ja si e kujton Sara të atin…



