Ka lënë pas angazhimet politike, për të kaluar një pasdite kulturore në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama, janë fotografuar ditën e djeshme në një aktivitet kushtuar dokumentarit më të fundit të autorit, Daut Gumeni dhe ajo që bën përshtypje në këto foto është kombinimi tejet interesant që Linda dhe Edi kanë bërë. Të veshur sport, të dy me pantallona të gjera në ngjyrë të zezë dhe T-shirt me printe të bardha, çifti i njohur i politikës duket se ka zgjedhur kësaj here një stil ‘matcy-matchy’ me njëri-tjetrin. Veshje kjo, e cila për ne është shumë ‘cool’. Edi Rama tashmë njihet për shijen e tij të hollë në veshje, dhe daljet e tij publike janë gjithmonë mbresëlënëse, por fakt është që edhe bashkëshortja e tij Linda është kthyer në një zonjë me shumë stil, që dallon për një shije çdoherë e më të sofistikuar.


Një ditë e veçantë për Eneda Tarifën…








Ditë të ëmbla në familjen Liço







Një intervistë ndryshe e Bebe Rexhës

Rita Ora, nga Amerika në Kanë

