KreuCelebrity

Një ditë e veçantë për Eneda Tarifën…

Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, me një karrierë të gjatë e me disa çmime në festivale të ndryshme. E angazhuar së fundmi, më tepër në zhanrin rock, Eneda Tarifa duket se është duke shijuar kulmin e karrierës si artiste. Edhe pse nuk na ka rastisur të dëgjojmë shpesh për jetën e tyre personale, të gjithë e dimë se Eneda është bashkëshortja (prej disa vitesh) e muzikantit Erjon Zaloshnja. Katër vite më parë, çifti e plotësoi familjen me vajzën e tyre, Arian. E kemi parë shumë rrallë vogëlushen, pasi rezervimi në jetën personale ka qenë gjithmonë zgjedhje në karrierën e secilit. Ditën e sotme, Eneda ka vendosur të ndajë tre foto me fansat, nga festa e ditëlindjes së Arias. Kanë qenë të shumtë kolegët apo personazhet e famshëm, të cilët kanë uruar, nga ku mund të veçojmë emrat e: Rozana Radit, Anjeza Shahinit, Marina Farës etj. Eneda është kujdesur, që Aria të ketë një festë princeshash, e si e tillë ngjan dhe vogëlushja. Duke i uruar shumë ditëlindje të tjera, ju ftojmë të shikoni në galeri postimin e plotë të këngëtares.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF