KreuCelebrity

Rita Ora sapo ktheu në trend një filtër të Snapchat!

E kemi thënë, se tashmë nuk është problem për Ritën, të shfaqet sa në një vend në tjetrin, e kur themi ‘vend’, në fakt e kemi fjalën për distanca shumë të largëta, mes shtetesh apo kontinentesh të ndryshme. E pamë së fundmi në Kanë, duke u fotografuar e duke performuar, ashtu siç i ka hije një artisteje me famë ndërkombëtare. Orët e fundit kemi vënë re një sërë postimesh në llogarinë e saj personale në Instagram, e çuditërisht asnjëri prej tyre nuk lidhet me qytetin më në zë francez të momentit. Rita ka publikuar tre video, nga ku mësojmë, se këngën e saj më të re, do të mund ta dëgjojmë jo më larg se nesër. E veçanta e kësaj, qendron tek paraqitja e këngëtares, e cila ka përdorur një filtër të aplikacionit Snapchat (ekzaktësisht, syze dielli të kuqe dhe vathë ngjyrë ari), duke i ftuar të gjithë fansat, që të zgjedhin këtë opsion, për ta pritur hitin më të fundit së bashku. Kanë qenë të menjëhershëm postimet e adhuruesve të Ritës, të cilët nuk kanë nguruar të realizojnë dëshirën e këngëtares. Kështu, Rita sapo ktheu në trend një filtër të thjeshtë, që shumica mund ta ketë neglizhuar. Po ju, do bënit të njejtën zgjedhje për fotot apo videot e ardhshme? Klikoni në galeri për të parë se ç’po ndodh në Instagramin e artistes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF