KreuCelebrity

Tre të famshmet shqiptare dhe fëmijët kopje të tyre

Duke marrë parasysh, atë çfarë ndodh më shpesh, shumica arrin në të njejtin konkluzion: vajzat kanë tendencë t’iu ngjajnë baballarëve, ndërsa djemtë, mamave. Megjithatë, një shembull i mirë, i cili e përmbys këtë ide, është bota e VIP-ave të huaj, të cilët kanë vërtetuar se e kundërta ka shumë mundësi të ndodhi. Kemi lexuar shumë artikuj, të cilët listojnë vajzat e të famshmeve, që ngjajnë si dy pika uji me nënat e tyre. Po në shoubiznesin shqiptar, ç’ndodh? Do dëshironim të bënim një përcaktim për djalin e Ermal Mamaqit dhe Amit, por ky nuk është rast për t’u marrë për shembull, duke qenë se çifti, mes njëri-tjetrit, nuk përbëjnë shumë dallim në tipare, e domosdoshmërisht, i vogli i tyre është një miksim i të dyve. Por, ne kemi përzgjedhur tre personazhe femra, të cilat i kanë trashëguar fëmijëve të gjithë bukurinë. E para në listë është Adrola Dushi, me djalin e saj, që duket si shëmbëlltyra më perfekte e të ëmës. Modelja pasohet nga Xhemi Shehu, që i ka trashëguar të birit çdo tipar tjetër të fytyrës, e jo vetëm ngjyrën e syve. E treta, dhe njëkohësisht ajo e cila thyen stereotipin baba-vajzë, mama-djalë, është Nora Istrefi dhe Renee, vajza dy vjeçare, që ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me të ëmën. Duke marrë parasysh bukurinë e secilës, mund ta imagjinojmë që tani, se si do të jenë të tre këta fëmijë kur të rriten. Kot nuk thonë, që paraqitja është çështje fati, mbi të gjitha! Klikoni në galeri për të parë ngjashmëritë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF