KreuCelebrity

E patë komentin e Drini Zeqos ndaj Floriana Garos?!

Ata janë të dy, ndër prezantuesit më në zë të televizionit. Tashmë, jemi mësuar të shohim foto mes kolegësh, të cilët ndër të tjera shprehin në këtë mënyrë, simpatinë për njëri-tjetrin. Në foton më të fundit të Floriana Garos në Instagram, moderatorja shihet së bashku me Drini Zeqon, duke e shoqëruar postimin, me këtë koment: “Nëpër korridoret e bukur të Klanit”. Mesa duket, Drini nuk ka qenë dakort me të, duke ia kthyer: “Unë në fakt e kisha që korridoret i bën të bukur ti, po s’ka gjë”. Kjo përgjigje, duket se e ka vënë në siklet bukuroshen Garo, e cila ‘shfajësohet’, duke iu përgjigjur se kishte vendosur ta ndante komplimentin e moderatorit bashkë me bukurinë e ambjentit përreth. E gjitha ka qenë një lojë mes kolegësh, mbi të cilën nuk mund të aludojmë për diçka më tepër. Epo, ku ka më mirë se shoqëria, sidomos kur kjo e fundit vjen me komplimenta! Klikoni në galeri për plostimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF