Është ajo rreth të cilës po sillet rrotull interneti, këto 48 orët e fundit. Pas shumë komenteve tallëse, të shoqëruara me qindra ‘meme’, ngrihet pikëpyetja e gjestit të Melania-s, për mbulimin e kokës (edhe pse me vello) gjatë takimit me Papën, dhe jo me kreun e Arabisë Saudite. Më në fund, përgjigja zyrtare mbërriti, pikërisht nga zëvëndësja e Zonjës së Parë. Justifikimi i përdorur ka qenë kërkesa e protokollit nga Vatikani, për kodin e veshjes së femrave me një audiencë të caktuar, në të cilën përfshihej mbulimi i kokës, në shenjë serioziteti. Diçka e tillë pretendohet të mos jetë kërkuar nga Arabia Saudite. Por, duket se e gjitha ka qenë një përzierje e etikës së kërkuar, me zgjedhjen personale të znj. Trump. Duke marrë parasysh, se shumë femra të tjera që e kanë vizituar Vatikanin në vitet e mëparshme, nuk kanë vepruar në të njejtën mënyrë (si psh. Angela Merkel), arrijmë në përfundimin se ndikim të madh ka patur zgjedhja personale. Melania është katolike, e si e tillë, gjatë vizitës, ka nderuar figurën e Madonës, duke u lutur para saj, ashtu sikurse ka kërkuar menjëherë, që Papa t’i bekojë një dhuratë simbolike, të dhënë nga vetë ai. Duhet theksuar se në Arabinë Saudite, znj. Trump është paraqitur me një veshje të mbyllur nga koka tek këmbët. Të njejtin gjest ka bërë disa vite më parë Michelle Obama, e cila u kritikua nga Donald Trump, për mosrespektimin e traditave të vendit përkatës.

Ja për çfarë krenohet Olta!




Veshja ‘cool’ e çiftit kryeministror!


Një ditë e veçantë për Eneda Tarifën…








Ditë të ëmbla në familjen Liço




