Është nga ata artistë që nuk preferon të zhurmojë, por që është mjaftueshëm i talentuar për të bërë vetëm muzikë të mirë. Lind Islami këngëtari me zërin e ëmbël, i cili e pranon që herë pas here influencohet nga artisti i tij i preferuar Justin Timberlake, vjen në një intervistë për Bordo, ku rrëfen të pathënat e tij, bashkëjetesën me Venerën, dhe pse jo dëshirën për të parë së shpejti një trio mes tij, Venerës dhe babait, këngëtarit të njohur nga Kosova, Bedri Islami. Po një dasmë në horizont? Edhe për këtë kemi folur…
Vjen së fundmi me një klip të ri, “Blla-blla”. Jemi mësuar që në stinën e verës këngëtarët të zgjedhin një rrymë ritmike. Ti preferove një rrymë tjetër. Pse?
Përshëndetje! Nuk mendoj që kjo rrymë nuk i përshtatet dhe stinës së verës, gjithsesi kjo është një këngë që në momentin e parë që e kemi punuar mezi kam pritur t’a përfundoj dhe t’a lançoj si projekt. Nuk e kam menduar në asnjë moment nëse i përshtatet stinës.
Në këtë këngë, të krijohet ideja që ke një farë influencimi nga Justin Timberlake.
Unë e kam dëgjuar shumë Justin Timberlake, dashur, padashur jam influencuar nga stili i tij i muzikës!
Sa ka kushtuar klipi? Mesa di klipet kushtojnë shumë kohët e fundit.
Nuk e shoh të nevojshme të bëj publike shifrën, dhe nuk besoj që ka rëndësi për publikun që thjesht do të shijojë këngën dhe videoklipin.
Jetohet me muzikë në Shqipëri?
Jo vetëm në muzikë, por në të gjitha fushat ose profesionet, nëse punohet me mend, pasion dhe përkushtim, jetohet.
Jemi mësuar që në çdo intervistë qoftë në ekran, apo edhe në median e shkruar të të shohim se bashku me Vernerën. U surprizove kësaj here që ftesa ishte vetëm për ty?
Përderisa kënga është solo, nuk u surprizova.
Me Venerën ke disa bashkëpunime dhe klipe. Më thuaj një këngëtare tjetër që do të doje në vend te Venerës (në muzikë e kam fjalën) ?
Me Dafina Zeqirin do të më pëlqente të kisha një bashkëpunim, (në muzikë) (Qesh)
Ndërkohë ti dhe Venera këndoni live në lokale nate. Dhe një djalë simpatik si Lindi me siguri duhet të ketë shumë vajza admiruese. Na trego ndonjë situatë në të cilën Venera është nervozuar nga reagimi i ndonjë fanse tënden?
Nuk më kujtohet ndonjë rast, jemi ‘cool’ në këtë pjesë.
Nga ana tjetër sigurisht që edhe Venera ka fansat e saj djem. Më trego ti tani reagimin tënd në ndonjë rast kur një fans mund edhe ta ketë tepruar.
Edhe unë ‘cool’ jam, (qesh).
Ke menduar të sjellësh një klip, apo bashkëpunim me babain tënd, këngëtarin e njohur nga Kosova Bedri Islami? Po një trio me Venerën dhe babain?
Unë kam disa duete me babain, e fundit në festivalin “Kënga Ime”! Për këngë trio nuk e kam menduar ndonjëherë, por me siguri që do të dilte diçka interesante.
Çfarë mendon babai yt për muzikën që ti bën?
Unë pak a shumë jam produkt i muzikës që më ka servirur babai, që nga fëmijëria, kështu që i pëlqen dhe jep mbështetjen më të madhe!
Mes teje dhe Venerës ka të preferuar ai?
Në fakt këngët e tij të preferuara janë këngët tona duet.
Edhe pse intervista është vetëm me ty, mesa duket qenka e pamundur të evitojmë pyetjet në të cilat të përfshihet edhe Venera. U bëtë disa vite bashkë. Po ndonjë dasmë në horizont?
Jemi të fokusuar tek karriera për momentin, por në horizont siç thoni ju e shoh një dasmë shumë të bukur.
Ka patur momente gjatë bashkëjetesës kur ndonjëri nga ju ka bërë gati valixhen për t’u larguar nga shtëpia? Cili është xhelozi në lidhjen tuaj?
Jo asnjëherë. Jemi që të dy por shumë pak, që do të thotë kemi një xhelozi të shëndoshë!
Lindi të lë përshtypjen e një djali të qetë dhe e kam të vështirë të të imagjinoj në kulmin e nervave. Çfarë bën ti kur je i nervozuar?
Po i njëjti, i mbaj për vete nervat.

I keni parë këto personazhe pa makeup?



Të shijosh Kanën si…Jona Spahiu!











Ja për çfarë krenohet Olta!




Veshja ‘cool’ e çiftit kryeministror!
