Në një intervistë të dhënë për revistën GQ, princi i Anglisë William ka folur për vdekjen e nënës së tij, sa shumë iu desh atij gjatë këtyre 20 viteve që të mësohej me idenë që Diana nuk është më në jetë. Krahas disa fotove familjare së bashku me Kate dhe dy fëmijët George dhe Charlotte, djali i madh i të ndierës Lady Diana ka treguar gjatë intervistës pengun më të madh të jetës së tij. “Më vjen shumë keq që mami im nuk mundi dot të njohë Kate dhe fëmijët tanë. Do të doja të kisha këshillat e saj, të ishte këtu me ne, të shihte fëmijët e mi të rriteshin. Më trishton fakti që George dhe Charlotte nuk mundën dot ta njohin”, është shprehur William gjatë intervistës. Sa i përket rritjes së fëmijëve William ka rrëfyer se nuk i pëlqen që fëmijët e tij të rriten brenda mureve të pallatit mbretëror, madje ai do të luftojë që ata të kenë një jetë normale, jashtë atyre mureve.



Miranda Kerr dhe Evan Spiegel martohen






Festivali i Kanës parë nga Instagrami

Best-of të Festivalit të Kanës





I keni parë këto personazhe pa makeup?



Të shijosh Kanën si…Jona Spahiu!

