KreuCelebrity

Armina në motorrin e një djali shumë simpatik!

E kemi parë aktive në Instagram, më shumë se kurrë kohët e fundit. Përgatitja për Milano Fashion Week ka qenë një ndër faktorët ndikues, duke na bërë kështu të shohim kombinimet më interesante të Arminës. Mbrëmja e djeshme e ka gjetur blogeren me një argëtim krejt ndryshe, krahë një djali shumë simpatik. Veshur me një bluzë blu me logon e ‘superwoman’ të stamposur mbi të, Mevlani shihet nën shoqërinë e Akidit, vogëlushit të Erla Mëhillit. Mesa duket, djaloshi nuk ka reshtur së luajturi me Arminën, duke e ftuar kështu, t’i bëjë një xhiro me motorrin prej lodre. Në një nga fotot e publikuara në My Story, ajo shkruan: ‘Mendon se më ka të dashur’. Përqafimet dhe puthjet për Akidin nuk kanë munguar, e kjo mund të kuptohej nga postimet e shumta. Në galeri do të gjeni fotot dhe disa momente nga videot e Arminës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF