KreuCelebrity

Çfarë e bashkoi Vesa Lumën dhe Tunën këtë pasdite?

Nuk po e dëgjojmë më emrin e Tunës në projekte muzikore, e jo pa qëllim. Është muaji i saj i parë në eksperiencën më të re: të të qenurit mama! Po aq sa Tuna, i entuziazmuar duket dhe Patrisi, i cili shihet shpesh duke mbajtur në krahë, trashëgimtarin më të ri të familjes Berisha. Më shpejt mësuam për shtatzëninë e Tunës, sesa për prindërit e Tianit si çift. Por, kjo nuk ka më rëndësi, pasi gëzimi që ka sjellë vogëlushi i tyre, është i pamasë. Me siguri u intriguat nga titulli, e po pyesni veten, se ç’hyn Vesa Luma në këtë mes. Ka ndonjë lidhje me ngjyrën e flokëve? Janë të dyja këngëtare? … Natyrisht që jo, këto i dimë prej vitesh e ne thamë ‘këtë pasdite’. Koleget, krejt rastësisht, kanë postuar fotot e fëmijëve, në Instagram, me një diferencë kohe jo shumë të madhe. Teksa Vesa krenohet me djalin e saj, pak ditë para ditëlindjes së parë, Tuna publikon pak minuta më pas në My Story, një foto të Tianit në krahët e të atit, i cili mbush plot 1 muaj në fillim të qershorit. Mesa duket, këngëtaret na kujtuan, pa dijeninë e tyre, se eksperienca që po përjetojnë tani, në fillimet e prindërimit, është e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Klikoni në galeri për fotot përkatëse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF