Modelja e famshme Miranda Kerr, ish-bashkëshorte e Orlando Bloom, ka lidhur kurorë me themeluesin e Snapchat, miliarderin Evan Spiegel.
Ceremonia u zhvillua në shtëpinë e çiftit, në Los Angeles. Ajo ishte private, por informacioni i rrjedhur në media tregon se dasma ka qenë luksoze dhe me shumë klas.
Revista “People” thotë se në ceremoninë e shkëmbimit të unazave dhe në pritjen që e pasoi, ishin ftuar vetëm 40 vetë. Miranda dhe Evan nisën të takoheshin në 2014-ën dhe u fejuan korrikun e dy viteve më vonë.
“Partneri im është mjaft tradicional”, pati deklaruar ajo dhe nuk u nxitua për të konsumuar lidhjen në aspektin intim. Bukuroshja australiane është nënë e gjashtë vjeçarit Flynn, djali i lindur nga martesa e saj me Bloom.
34 vjeçarja e ka pranuar publikisht se propozimi i Evan për martesë, vitin e kaluar, kishte qenë një surprizë e vërtetë për të.
Zbuloni në galerinë e fotove Miranda Kerr në të gjitha ngjyrat e saj.






Festivali i Kanës parë nga Instagrami

Best-of të Festivalit të Kanës





I keni parë këto personazhe pa makeup?



Të shijosh Kanën si…Jona Spahiu!




